Categories Lajme

ADN e bashkëshortit gjendet tek shiriti izolues që i mbylli gojën 20 vjeçares, por ja çfarë thotë ai

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë ku një 20-vjeçare humbi jetën në Greqi. Ajo ishte nëna e një vajze 11 muajshe. Mediat vendase bëjnë me dije se nën “mikroskopin” e policisë greke ka hyrë psikologia Eleni Mylonopoulou, gruaja që kishte fituar besimin e 20-vjeçares, Caroline, e cila kishte zbuluar shumë detaje nga jeta.

Carolina kishte folur për pevojen si një nënë e re, dashurinë e madhe për bashkëshortin, Babis, por edhe për financat e saj. Oficerët e EL.AS theksojnë se psikologia është një “objekt hetimi” dhe “është një person që është me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet”.

Oficerët e policisë po vazhdojnë të hetojnë mundësinë e informacionit të brendshëm të autorëve për gjendjen financiare të familjes. Në këtë kontekst, ata do të hetojnë nëse psikologia ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen financiare të familjes, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

ADN-ja e bashkëshortit në shiritin izolues? Policia ka bërë me dije se e vetmja ADN që është gjetur tek trupi i pajetë i Carolinës është AND-ja e bashkëshortit të saj, dhe konkretisht është gjetur në shiritin izolues që i kishin mbyllur gojën. Por sipas dëshmis së tij, ai ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një ar me, pasi ata nuk kishin. Vijojnë hetimet pa ndalim për të zbardhur ngjarjen që tronditi Greqinë dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME