Një 16-vjeçar është paraqitur i plagosur me mjet mprehës në spitalin e Durrësit, në orët e para të ditës së sotme.
Policia njofton se i plagosuri E. Xh., 16 vjeç, banues në Durrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.