Categories Lajme

Adrian Çela në Komision për krizën energjetike: Deri më datë 1 janar nuk preket tarifa…

Është mbledhur sot Komisioni i Jashtëm, ku po diskutohet për energjinë elektrike. Në këtë mbledhje të Komisionit është folur edhe për ndërtimin e një stacioni elektrik në Tiranë, ndërsa këtë e ka refuzuar Mimi Kodheli duke thënë se janë kaceriogjene dhe se duket të jenë larg zonave të banuara.

“Të gjithë stacionet dakordësoni me pushtetin lokal se nuk respektohet disatanca nga qendrat e banimit. Sjellim pasoja kancero-gjene. Ushtroni presion tek pushteti lokal që të ketë mirërakordim që jepni për çdo leje. Asnjë nuk e ka idenë për të qëndruar me stacionet e nënstacionet. Ky ishte komenti im” tha Kodheli.

Në lidhje me krizën e energjisë elekrike administratori i OSHEE Ardian Çela është shprehur se deri më 1 janar nuk do të ndryshojë çmimi. Ndër të tjera ai tha se shqiptarët e kanë harruar atë kohë kur ishin pa energji elektrike, teksa tha se edhe pse ka pasur shumë ndryshime ende ka vend për përmirësim.

“Deri më datë 1 Janar nuk preket tarifa. Më datë 1 janar enti rregullator paraqet propozimin. Deri më tani nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Platforma ka përfunduar mes OST dhe OSHEE. Rritje tarifash për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë.

Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vitet OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U kap me 1 kg kokainë, pranga 31-vjeçarit në Gjermani

Forcat e “Qytetit të Sigurt” arrestuan një tregtar të dyshuar kokaine në qendër të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ 46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën. Dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës. Ata kanë lëshuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy automjete, humb jetën në spital 50-vjeçari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

LEXO ME SHUME