Categories Lajme

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës.

Ata kanë lëshuar 11 masa sigurie, pjesa më e madhe në arrest me burg. Mes të hetuarve ka shqiptarë, marokenë, tunizianë, algjerianë dhe italianë.

Hetimet për grupin e tyre kanë nisur që nga viti 2020 e kanë zgjatur deri në Shkurt të 2023-shit. Autoritetet kanë mundur që të vërtetojnë strukturën e grupit kriminal falë përgjimeve telefonike dhe ambientale.

Banda përdorte makina të modifikuara me dysheme të dyfishtë dhe celularë të enkriptuar për të transportuar drogën nga Europa veriore drejt Lombardisë.

Gjatë kësaj periudhe gati 3-vjeçare janë hetuar 71 persona dhe janë sekuestruar 80 kilogramë drogë në total, 61 kokainë dhe 19 hashash. Po ashtu vetëm në mars të këtij viti u gjetën 11 kilogramë kokainë në shtëpinë e një qytetari shqiptar që vdiq nga overdoza.

Hetuesit besojnë se grupi ka lëvizur në total 200 kilogramë drogë dhe ishin të organizuar për trafik në sasi të madhe të kokainës në Italinë veriore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME