Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Një 20-vjeçar shqiptar, Rogert Ajdini, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë.

I riu, banues në Trevi, ishte duke punuar për asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që po drejtonte. Sipas mediave italiane, mjeti dyshohet se u përmbys për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.

Kolegët e tij njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, por plagët e marra rezultuan fatale dhe 20-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përmbysjes së mjetit.

Punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore ishin ndërmarrë nga Bashkia e Valtopinës dhe i ishin besuar një kompanie të specializuar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të riut, duke e cilësuar humbjen si një tragjedi të rëndë.

Shtatë punëtorë të vdekur në tre ditë

Vdekja e të riut shqiptar vjen në një periudhë kur Italia po përballet me disa aksidente fatale në vendet e punës. Sipas raportimeve të mediave italiane, brenda tri ditësh, shtatë punëtorë kanë humbur jetën në rrethana të tilla.

Përfaqësues të institucioneve italiane kanë ngritur shqetësimin për sigurinë në punë, duke kërkuar masa për të parandaluar tragjedi të tilla.

Hetimet për aksidentin në Valtopina vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes që i mori jetën 20-vjeçarit shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME