Categories Kuriozitete

Aeroplani i dikurshëm supersonik: Fluturimi nga Parisi në New York, 3 orë e 55 minuta

Konkordi është aeroplani i vetëm për pasagjerë që kishte shpejtësi supersonike. Ai u tërhoq nga fluturimi në tetor të vitit 2003. British Airways, në tetor të vitit 2003, nxori nga shërbimi edhe aeroplanin e fundit për pasagjerë të flotës së saj prej shtatë Konkordësh, duke përmendur si arsye rritjen e çmimeve dhe numrin e pasagjerëve në rënie.

Në vitin 1962 inxhinierët britanikë dhe francezë bashkuan forcat për të ndërtuar një aeroplan për largësi të mëdha me shpejtësi supersonike. Këta prototipa fluturimet e para i bënë në vitin 1969, kurse në janar të vitit 1976 transporti i pasagjerëve me avionë supersonikë u bë realitet duke filluar me fluturimet për në Bahrejn dhe Rio de Zhanejro.

Ky aeroplan shpenzonte më shumë se 25.600 litra karburant në orë, sasi kjo sa trefishi i sasisë që konsumonte një avion i zakonshëm për çdo pasagjer. Pengesë për Konkordin ishte jo vetëm që mund të fluturonte në distancë të kufizuar prej 6.880 kilometrash, por edhe që mbante më pak pasagjerë, vetëm 100 veta.

Në një lartësi më shumë se 18 kilometra Konkordi arrinte të fluturonte me shpejtësi 2.150 kilometra në orë që është dyfishi i shpejtësisë së zërit. Ai fluturonte aq shpejt sa, gjatë fluturimit, aeroplani 62 metra i gjatë zgjatej rreth 24 centimetra nga nxehtësia që krijohej nga fërkimi. Një udhëtim i zakonshëm nga Parisi në New York me Konkord zgjaste vetëm 3 orë e 55 minuta që ishte pothuajse sa gjysma e kohës së fluturimit me një aeroplan tjetër. Udhëtimi ishte kaq i shpejtë saqë, për shkak të ndryshimit të orëve, pasagjerët që niseshin nga Parisi kur zbritnin në Nju Jork zbulonin që ishte më herët se ora kur ishin nisur nga Parisi.

Në karrierën e Konkordit pati vetëm një aksident vdekjeprurës. Në 25 korrik të vitit 2000, një aeroplan i Air France u rrëzua kur po ngrihej nga aeroporti i Parisit ‘Charles de Gaulle’, duke vrarë 113 njerëz bashkë me 4 të tjerë që ishin në tokë.

Pas një sërë rregullimesh që iu bënë për të qenë sa më i sigurt, ata i rifilluan fluturimet pas një viti. Por ishte ana ekonomike ajo që në fund përcaktoi gjithçka duke i dhënë fund fluturimeve të Konkordit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME