Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të Francës.

Sipas mediave franceze çifti, që ka ikur nga vendi me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20-muajshe të sëmurë, nuk kanë gjetur ende strehim emergjent, pavarësisht thirrjeve të përditshme në shtetin francez.

Prej një jave, ata kanë vendosur çadrat e tyre pranë  Bashkisë. Të hënën në mbrëmje, rreth 60 persona morën pjesë në një tubim, të organizuar nga shoqatat “Un toit, un avenir” dhe “Solidarité Partagée”, që ndihmojnë familjen prej javësh.

Samuel Forest, president i shoqatës Solidarité Partagée, shprehu shqetësimin për gjendjen e familjes: “Situata është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Kemi parë raste kur familjet qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale dhe pushteti vendor nuk po ndërhyn”.

Sipas prefekturës së Montpeljesë, familja nuk konsiderohet prioritet për strehim emergjent, pasi gjendet në situatë të parregullt ligjore dhe kërkesa e tyre për azil është refuzuar. Gjykata Administrative e qytetit më 8 dhjetor ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e tyre për strehim.

Një tjetër tubim mbështetës është planifikuar të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, përsëri para Bashkisë së Montpeljesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME