Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës/ Garanci nga qeveria, nëse nuk arkëton 140 mln euro në 10 vite, do kompesohet

Riskun më të madh për aeroportin e Vlorës do ta mbajë buxheti i shtetit përmes parave të taksapaguesve. Qeveria ka marrë përsipër t’i garantojë kompanisë koncesionare rreth 140 milionë euro të ardhura të sigurta në 10 vitet e para nga trafiku i pasagjerëve dhe buxheti i shtetit. Pra nëse aeroporti rezulton me trafik të ulët pasagjerësh dhe koncesionari nuk arkëton 140 milionë euro për dhjetë vitet e para, atëherë buxheti i shtetit i paguan kompanisë diferencën.

Tenderi për aeroportin e Vlorës është hapur pa një studim të mirëfilltë fizibiliteti. Ministria e Infrastrukturës ka përdorur një studim të kontraktuar 2 vjet më parë nga Autoriteti i Aviacionit Civil për ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit, pa përcaktuar vendin konkret. Sipas Ministrisë, ky studim është përditësuar dhe specifikuar për aeroportin e Vlorës. Konsulenti i pajtuar thotë se projekti ka risqe të larta dhe parashikon një normë të ulët kthimi rreth 9.23 për qind. Për këtë arsye Qeveria ka marrë përsipër ta mbështesë koncesionin nga buxheti i shtetit, sipas një formule që i garanton kompanisë private minimalisht 140 milionë euro të ardhura në 10 vitet e para në çdo skenar. Edhe atëherë kur aeroporti dështon dhe trafiku i pasagjerëve është i ulët.

Ndërsa në rast se aeroporti do të rezultojë i suksesshëm atëherë, kompania private mban 186 milionë euro të ardhura në 10 vitet e para dhe çdo e ardhur mbi këtë nivel ndahet gjysmë për gjysmë mes privatit dhe buxheti të shtetit. Megjithatë ky skenar është një limit mbi të cilin do të garojnë kompanitë në tender, pasi nëse një kompani kërkon më pak të ardhura të garantuara ajo merr më shumë pikë në gara.

Kjo është hera e dytë që qeveria tenton të japë me koncesion ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Hera e parë u tentua me një konsorcium të tre kompanive turke, të cilat kërkuan 70 milionë euro subvencion nga buxheti, por kjo nuk u pranua. Këtë herë qeveria ka marrë përsipër të paguajë subvencion, por shuma e saktë e parave që do të paguajë buxheti është në varësi të trafikut që do të ketë aeroporti, pasi sa më shumë pasagjerë aq më pak paguan buxheti dhe anasjelltas. Klodian Tomorri Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME