Categories Lajme

“Afera më e madhe në 30 vitet e fundit”, Balla për dosjen CEZ-DIA: Jam i gatshëm që të ndihmoj SPAK-un me dokumente, dëshmia e Ismailajt kyç për….

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur nga Fieri për dosjen CEZ-DIA, që duket se është rihapur nga SPAK, duke marrë në pyetje një prej dëshmitarëve kryesorë sipas tij.

Balla tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me SPAK, për ti dhënë dokumente dhe prova, që zbulojnë aferën, që janë siguruar prej tij gjatë kohës kur drejtonte Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Kuvendi është investuar në atë çështje, në një komision hetimir parlamentar. Raporti është depozituar në 2017 në prokurorinë e përgjithshme. Prokuroria nuk kreu hetime për një nga aferat me të rënda korruptive në 30 vitet e fundit.

Ne kemi arritur në konkluzionin që shteti shqiptarë ka humbur rretj 418 milionë euro, bëhet fjalë për privatizimin e një kompanie shumë të madhe shtetërore, me mjaft asete, ende nuk është gjetur me çfarë shume u shit, dhe më pas pas 3 vitesh privatizim, kompania u rishtetëzua.

Bëra një parashtresë për të rikujtuar publikun shqiptar se për çfarë bëhet fjalë.

E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga medjat, jo zyrtarisht nga vetë SPAK për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesor në dosjen cez.  Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj por nëse pranon të bashkepunoj me drejtësinë në funksion të zbardhjes së kësaj afere do të ishte diçka e mirë.

Të mos harrojmë që Kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Ramë Berishën dhe bashkëpunetorë apo familjar të tij lidhur me këtë ceshtje. Mendoj që prokuroria duhet ti marrë të gjithë në pyetje.

Në cilesinë e kryetarit të komisionit hetimor përkatës prej 2017 i kam kërkuar prokurorisë të thirrem për ti vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.

Mendoj që zbardhja e kësaj çëshje është jo vetëm një detyrim i drejtësisë së re por është një detyrim edhe i secilit prej nesh që është në dijeni të atij krimi.

Spak duhet të informojë publikun nëse është hapur kjo çështje”, u shpreh Balla për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME