Categories Lajme

“Afganët mund të qëndrojnë përgjithmonë nëse duan”, Rama: Ne pritëm kosovarët dhe iranianët, sërish mbijetuam dhe u pasuruam më shumë

Kryeministri Edi Rama ka kryer kryer një vizitë në Universitetin e Georgetoën, ndëkohë që ndodhet në Washington ku u takua me sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Gjatë vizitës në universitet, Ramës i është dhënë edhe një dekoratë në shenjë mirënjohje për ndihmën e Shqipërisë gjatë strehimit të refugjatëve afganë. Për këta të fundit, kryeministri u shpreh se edhe nëse nuk pajiseshin me viza amerikane, mund të qëndronin në Shqipëri përgjithmonë nëse do dëshironin diçka të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Ata që janë në politikë u tremben ngjarjeve. Por të kesh ngjarje që vijnë në këtë mënyrë unë i mirëpres. U them sinqerisht se sa herë dëgjojë fjalë të bukura për atë që kemi bërë në raport me afganët, kam një ndjenjë sikleti se, çfarë është kaq e veçantë duhet të ishte normë për të gjithë. Është e trishtë se një vend kaq i vogël, përgëzohet kaq shumë, ku shumë të tjerë më të fuqishëm u larguan përball nevojës së këtyre njerëzve nga Afganistani që përballeshin me kërcënimin e vdekjes. Vetëm se na besuan dhe punuan me ne. Me të gjithë komunitetin e NATO-s dhe vetëm pse ëndërruan një të ardhme tjetër mbështetur nga premtimet tona.

Prania ime këtu, më bën të mendoj se sa shumë ai regjim shtypi besimin dhe të drejtën për të besuar. Sa shumë vuajtje shkaktoi vetëm se kishte lidhje me perëndimin. Ndihem i përulur kur dëgjoj lëvdatat e komuniteti të grave.

Unë jam katolik, gruaja ime myslimane. Dy fëmijët tanë të rritur janë ortodoks. Kemi një të vogël që, mund të marr vendimin për tu bërë hebre. E them këtë se kjo është pjesa më e bukur që ka Shqipëria. Të parët tanë shpëtuan hebrenjtë dhe e bënë vendin me më shumë hebre pas lufte. Hapëm dyert për gjysmë milioni kosovar. Por ja ku jemi, mbijetuam dhe u pasuruam më shumë. Më pas MEK iranian që u ofruam streh.

Na thanë se do jetë në vetëm pak muaj. Dhe u thash miqve tanë, mos premtoni këtë. Dhe u thash se mund të qëndrojnë sa të duan, deri kur të plotësohen me viza, por mund të rrinë edhe përgjithmonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME