Categories Opinion

Agim Hushi, Diaspora tmerron klikën hajdute të Rilindjes

Agim Hushi

Loja me diasporën e kësaj Qeverie është padyshim një fejton, sa qesharak aq dhe i turpshëm! Në fakt është një traditë e dështimit të politikës 28 vjeçare ku diaspora akoma shihet si Mërgata e Qyqeve! Por Rilindja pati kurajën të bëjë spektaklin më hipokrit në historinë tonë, kur mblodhi disa shqiptarë të përmalluar që pranuan shoun a mirëkuruar të radhës në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, më 2016, ndërkohë që shqiptarët lënë atdheun në mënyrë masive çdo ditë dhe 80% e Policisë së Shtetit pret të ikë në rastin më të parë!

Si ish-pjesë e diasporës aktive pas 20 vitesh të suksesshme nëpër botë me mallin dhe idealizmin tim për të kontribuar për atdheun lash dhe unë komoditetin tim, lash Vjenën si ish-pedagog në një nga shkollat më të famshme të Botës, me 4 gjuhë të huaja, me tituj dhe vlerësime maksimale kudo ku shkela, në katër kontinente, me eksperiencë botërore si pedagog dhe artist dhe Rilindja më ktheu paturpësisht shpinën pa e çarë fare kokën me arrogancën tipike të saj!

Sot diaspora ka ardhur t’i dalë zot fateve të atdheut të nëpërkëmbur nga një neodiktaturë me shenja të qarta deviacionesh psiqike dhe konturet e një erdoganizmi turkoshak sa qesharak aq dhe diktatorial! Por Rilindja duhet ta dijë se diasporës nuk mundet t’i dalë dot ballëpërballë! Prandaj, i bëj thirrje Kryeministrit dhe ministrit të Mbrendshëm, zotit Lleshi, t’i hapë rrugën zemërimit popullor dhe të dëgjojë fjalën e atyre që u dhemb Shqipëria vërtet! Së pari, bejlerët e Rilindjes nuk kanë as emancipimin dhe inteligjencën e një komuniteti që është rritur dhe edukuar në shkollat dhe me edukatën qytetare perëndimore! Së dyti, këtë komunitet nuk e ka në dorë siç mund të ketë studentët që u heq prindërit nga puna dhe i kontrollon nëpërmjet mjerimit që ka mbjellë!

Diaspora është malli, dashuria dhe krenaria e çdo kombi! Kujtoj se disa nga figurat më të mëdha historike tonat ishin nga diaspora, që nga Vëllezërit Frashëri, tek Ismail Qemali, Noli, Konica e tjerë! Ndalimi i protestës paqësore të ajkës së kombit është sa i pavend aq dhe tregues i tmerrit që ka zënë klikën hajdute të Rilindjes që s’po gjen vrimë nga të futet! Sot ndjej më shumë se kurrë pendesë që dikur i besova me idealizmin tim klikës që i ktheu në gënjeshtra të gjitha premtimet që i dha elektoratit me 2013 dhe 2017! Mbështes me gjithë zemër këtë zgjim kombëtar që filloi me studentët dhe po vijon me kurorën e krenarisë tonë kombëtare, me Diasporën Shqiptare!

Si një intelektual i larguar, në pamundësi për të gjetur veten në atdheun tim, i bashkohem me mish dhe me shpirt kësaj lëvizje fisnike e të domosdoshme për të ndërruar fatin e historisë tonë! Faleminderit bashkatdhetarë për këtë akt fisnik për t’i dalë zot sot më shumë se kurrë, Shqipërisë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME