Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi

Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje e mendoja se ishte larg Shqipërisë. Sot mendoj të kundërtën.
Piva kafen e mëngjesit në fshat, shkova në kishë në Libonik. Pas kishe, takoj në Korçë një shoqe që kisha nja 4-5 vite pa e parë. Ulemi për një kafe të shpejtë.
Ty ka ecur puna mirë, nga të gjithë ne, ke ecur goxha. Bravo – po më thoshte
Që mos fokusohej biseda tek unë, e pyes se çfarë punë po bënte.
-Unë punë? Hiç mo. Asgjë
Si moj asgjë. Ti me Q8 jashtë, gjithë këto rroba të bukura.
-Kam zënë një plakush mo. Sugar daddy.
Si me si?
-Po pra, siç e dëgjove. Sugar daddy. E takoj njëherë në muaj ose dy herë. Ai më bleu makinën, më mori dhe një apartament në Durrës. Normal më jep e lek.
Nuk po bën shaka?
-Jo pra. Pse të bëj shaka?
Po nuk e ke problem këtë stil jetese?
-Ore problem duhet ta kesh ti qe ngrihesh që në 7 dhe je 24 orë në punë, jo unë. Unë jam rehat.
Po nuk ke turp kur e thua? Dmth nuk te bezdis fakti që mund të të gjykojnë të tjerët?
-Po kështu mo është bërë gjysma e Tiranës. Unë kam e 3-4 shoqe të tjera që nuk punojnë, kemi nga një bizesmen për kokë, bëjmë pushime bashkë, dalim.
Kaq e lehtë është?
-Mjafton mos e bezdisësh me telefonata, mos bësh foto me të, të përgjigjesh në çdo sekondë kur të telefonon dhe je OK.
Vazhdoi biseda, ngrihem paguaj kafet dhe kthehem ta takoj
-Po çne ti me rrogë bre që paguan kafet? Ti je hallexhi, i paguante shoqja jote – ma thotë me ironi “të butë”
Po bëja një analizë të shkurtër në mendje ndërkohë që po kthehesha në shtëpi.
Këtu në Shqipëri gjithë shoqëria është sugar daddy! – kështu të paktën gjykoj unë.
Këtu media promovon ….. që aftësia kryesore (jo e vetmja) e saj është trupi bombastik dhe pikërisht …. paguhet më tepër se një receptioniste, ekonomiste, drejtoreshë, gazetare në terren, infermiere, mjeke.
Këtu Cllevio, Kozak, tik toksat paguhen më tepër se profesionet. Këtë promovon media shqiptare. Këtë promovojmë në rrjetet sociale. Një i ri influencohet nga këta. Patjetër.
Kur ne nuk bëjmë hero infermierin, doktorin, politikanin e ndershëm, gazetarin e pashitur – por “sugar daddy – it”, kështu po bëhemi, SHOQËRIA SUGAR DADDY.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME