Categories Lajme

Agim Kajmaku hesht për mediat, Bashkia Vorë vazhdon punën normalisht

Abc News është përpjekur të kontaktojë kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku por ky i fundit nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim duke shmangur edhe vajtjen në zyrën e tij. Nga vëzhgimi i kryer nga Abc News mësohet se ndërkohë që situata është e paqartë për kryebashkiakun Kajmaku, në institucionet e pushtetit vendor vazhdon të punohet.

Nga biseda me sekretaren e zyrës së kryebashkiakut të Vorës, mësuam se institucioni i Bashkisë ka vazhduar normalisht dhënien e shërbimeve, madje edhe vetë qytetari i Vorës nuk ka munguar asnjë ditë, përveç kësaj të mërkure që ka zgjedhur të mos përballet me median.

Këtë e tregoi  edhe heshtja ndaj mesazheve dhe telefonatave të redaksisë së Abc News. Madje edhe nga automjeti që përdor rëndom kryebashkiaku Agim Kajmaku u pa të zbriste vetëm shoferi i tij.

Të heshtin kanë zgjedhur edhe një pjesë e qytetarëve të Vorës. Të tjerë ngrenë supet për rrugën që do të zbardhë të vërtetën e kryebashkiakut të tyre. Megjithatë zgjedhjet nuk i refuzojnë nëse Agim Kajmaku detyrohet të lërë detyrën.

Përtej asaj që pretendojnë banorët e Vorës, kryebashkiaku është në pritje të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në datë 1 Nëntor do të shqyrtojë rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Agim Kajmaku i cili rezulton të jetë i njëjti që ka mbajtur edhe emrin Jorgo Toto që kishte probleme të hapura me drejtësinë greke deri në Shtator të këtij viti.

Fshehja e këtij informacioni mund të mos lejojë vazhdimin e detyrës si qytetar i parë i Bashkisë Vorë./ABC News Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME