Categories Lajme

VIDEO/ Kujdes kur ngisni makinën, 100 mijë shoferë të dro guar ecin në rrugët e Shqipërisë

Rreth 100 mijë drejtues automjetesh dyshohen se qarkullojnë kur janë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo shifër kaq e lartë sipas ekspertëve të sigurisë rrugore ka ndikuar edhe në përkeqësimin e rasteve me aksidente fatale këto dy muajt e fundit.Të udhëtosh me automjet në autostradës Tiranë-Durrës, është një sfidë më vete dhe e rrezikshme. Si ky drejtues mjeti ka me qindra… që ndryshojnë korsinë e lëvizjes pa ndezur më parë sinjalin. Shpejtësia tejnormave e lëvizjes është një tjetër faktor që ka rënduar bilancin e viktimave nga aksidentet rrugore.Gjatë muajve, Shtator-Tetor humbën jetën më shumë se 40 persona në të gjithë vendin. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, thekson se kohët e fundit aksidentet janë shënuar në mënyrë të çuditshme, pasi drejtuesit e automjeteve kanë rezultuar nën e efektin lëndëve narkotike.Ngjarja në mënyrë agresive është një tjetër arsye për rritjen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore. Policia duhet t’i analizojnë rastet e aksidenteve fatale dhe më pas të ndërhyjë për të pozicionuar efektivë të saj në vendet e konsiderura si “njolla të zeza”.Vetëm gjatë fundjavës së shkuar u gjobitën nga Policia Rrugore më shumë se 4600 drejtues mjetesh dhe 31 prej tyre u arrestuan, pasi udhëtonin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi 170 km/h./ABC News Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME