Categories Lajme

Agim Kajmaku Ish-kreu i bashkisë Vorë “çuditërisht” lë spitalin

Ish-kreu i bashkisë Vorë Agim Kajmaku ka lënë ditën e sotme spitalin, ku ishte shtruar në spitalin privat “Continental” vetëm dy ditë më parë pasi thuhej se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Agim Kajmaku i cili prej muajsh ishte në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim, u la i lirë dje nga gjykata e Apelit.
Gjykata Apelit vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili kishte vetëm 24 orë që ishte vënë në pranga.

Mësohet se prokurorja e çështjes Arta Marku ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për shkak të gjendjes shëndetësore. Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë. Agim Kajmaku u ndalua në spitalin privat “Continental” në Tiranë, pasi ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuante nga diabeti. Mjekët e spitalit “Continental” pasi e kanë identifikuar kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila më pas ka bërë arrestimin e ish-kreut të bashkisë.

Kajmaku akuzohej për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies së tij”, dhe prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë.
Kajmaku ishte në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME