Categories Lajme

Agjencia Kombëtare e Barnave tërheq nga tregu ‘Ranitidinën’: Mjekët të mos e rekomandojnë

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Narvina Sinani ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka njoftuar se janë marrë masa për një parandalim të mundshëm, duke tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv “Ranitidinë” për përdorim.

Ajo tha se të gjitha institucionet shëndetësore nuk duhet të përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve si dhe mjekëve që të mos e përshkruajnë në recetë.

“Në vijim të komunikimeve në lidhje me barin me lëndë aktive “Ranitidinë”pas lajmërimeve për këshillim të zëvendësimit të këtij bari me alternativave të tjera, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë masa shtesë për një parandalim të mundshëm, duke tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv “Ranitidinë” për përdorim.

Përveç fazës këshilluese për përdorimin e barnave alternativë, Agjencia u kërkon të gjitha institucioneve shëndetësore (spitale publikë, spitale privatë dhe qendra shëndetësore) të mos e përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve, si dhe mjekëve të mos e përshkruajnë në recetë.

Një pjesë e distributorëve farmaceutikë të cilët kanë importuar barin me lëndë aktive “Ranitidinë” kanë filluar tërheqjen vullnetare të tij nga tregu, ku mes tyre është edhe bari “Zantac” me MAH-Glaxo Ëellcome UK, ndërkohë që pjesës tjetër i kërkohet marrja e masave të menjëhershme për  tërheqja e tij nga tregu farmaceutik

Me anë të Urdhrit të Mjekut dhe Urdhrit të Farmacistit, por edhe njoftimeve të bëra në rrugë elektronike, profesionistëve të shëndetit u është kërkuar të pezullojnë dhënien e këtyre barnave, deri në një njoftim të dytë zyrtar nga institucionet ndërkombëtare të barnave.

Në të njëjtën kohë, Agjencia ka nisur kontrollet e menjëhershme tek subjektet farmaceutike si dhe farmacitë e rrjetit të hapur për zbatimin e këtij njoftimi. Në rast të konstatimit të tregtimit të këtij bari, ndaj subjekteve do të merren masa sipas ligjeve në RSH”, u shpreh Narvina Sinani.

Në ilaçet me lëndë aktive ‘Ranitidinë’, janë gjetur elementë kancerogjenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME