Categories Showbiz

Prishet magjia e çiftit perfekt, Loredana dhe Mozzik në krizë pasi mbetën pa para

Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Gramoz Aliu, që njihet si Mozzik, dhe Loredana Zefi, u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vajzën Hana, e cila tashmë ka një llogari të sajën në “Instagram” dhe numëron mijëra ndjekës.

Mirëpo, vetëm 8 muaj pasi u bënë prindër, duket se mes çiftit kanë nisur problemet. Fansat kanë nisur të shqetësohen pasi që prej publikimit të bashkëpunimit të tyre të fundit të titulluar “Eiskalt”, 3 javë më parë, Loredana dhe Mozzik s’janë parë më bashkë. Reperja po sjell bashkëpunimin e saj të ri me reperin turko-gjerman, Mero, ndërkohë që Mozzik s’ka qenë fare i pranishëm në xhirimet e klipit.

Dyshimet lindën edhe për faktin se ai nuk e ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” këngën e re që po nxjerr Loredana, ashtu siç ka bërë gjithmonë më parë. Të prezantuar si çifti ideal që në muzikë dalin si burrë e grua, u bë pak kohë që ata nuk ka publikuar më foto në shoqërinë e njëri-tjetrit, duk e bërë të besueshëm lajmin se ata po kalojnë krizën e parë të fortë në çift.

Burime për “Prive” konfirmuan zërat se mes tyre gjërat s’po shkojnë siç duhet. Ende nuk dihet arsyeja e mosmarrëveshjes së tyre, por e gjitha kjo po ndodh pas problemeve të Loredanës me drejtësinë, ku u kuzua për një skemë mashtrimi. Kujtojmë që mbi një muaj nga zbulimi i skemës së mashtrimit të reperes në Zvicër, situata u përkeqësua në dëm të saj dhe bashkëshortit Mozzik.

Prindërit e një fëmije të vogël, përveç reputacionit të dëmtuar në publik, rrezikonin të mbeteshin pa asnjë para në xhep. Edhe pse Loredana duket se zgjodhi që të vazhdonte qetësisht karrierën e saj, nga ana tjetër ajo ishte nën hetim nga autoritetet zvicerane për ngjarjen e bujshme të mashtrimit të një çifti zvicerian.

E teksa javët dhe muajt kalonin, detaje të reja dolën në dritë nga mediat zvicerane. Portali zviceran “Zentraplus.ch” zbuloi pak kohë më parë se zyra e Prokurorit Publik dha urdhër që të bllokoheshin të gjitha llogaritë bankare të Loredanës, informacion ky i shpërndarë nga Gjykata e Kantonit të Luzernit. Ky vendim i autoriteteve u mor për shkak të dyshimeve se pasuria e artistes ka prejardhje të dyshimtë. Por këtë vendim e kundërshtoi menjëherë Loredana, duke bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj, një kërkesë kjo e hedhur poshtë.

Në një rast të tillë, ajo nuk mundet të përdorë llogaritë e saj bankare, duke mos mundur as të depozitojë dhe as të tërheqë para. Kjo gjë nënkupton që ajo mund të mos ketë para për të jetuar normalisht, apo për të paguar avokatin e saj. Në këtë pikë, sipas medias zvicerane, artistja shqiptare ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror, i cili punon pa pagesë. Kështu, problemet me paratë dyshohet se janë një nga arsyet e krizës që po kalon çifti./PanoramaPlus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME