Categories Lajme

Agron Gjekmarkaj jep dorëheqje nga funksionet në Partinë Demokratike

Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.

Gjekmarkaj është shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PD-së se, ai do të qëndrojë vetëm në funksionin e deputetit të thjeshtë, ndërkohë që deklaroi se do të heqë dorë nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

“PD është në gjendjen të keqe, rrezikojmë të shuhemi. Kam ndjerë përbuzje! Do mbetem deputeti i thjeshtë”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së PD-së.

Agron Gjekmarkaj detyrën e nënkryetarit të PD-së e mori në muajin janar, duke qenë një katër nënkryetarët së bashku edhe me Enkelelejd Alibejan, Jorida Tabaku dhe Grida Dumën. Si nënkryetar i Kuvendit ai zëvendësoi Enkelejd Alibeaj, me këtë të fundit që mori detyrën e kreut të Grupit të PD-së, pas dorëheqejs së Alfred Rushajt.

Gjekmarkaj u votua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 15 janarit, ndërkohë që sot më 7 mars ai dha dorëheqjen nga funksionet që iu besuan vetëm dy muaj më parë.

Më herët, përmes një mesazhi në Facebook, Gjekmarkaj ka pranuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ai tha se ishte një humbje tronditëse.

REAGIMI I GJEKMARKAJT

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME