Categories Lajme

Agron Shehaj kërkon të hiqet memoriali turk nga Tirana

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka mbështetur një peticion për heqjen memorialit që përkujton dëshmorët e Erdogan në grushtin e dështuar të shtetit. Në një peticion online të nisur këtë të hënë, kërkohet gjithashtu dhe heqja e emërtimeve të rrugës dhe parkut “dëshmorët e 15 korrikut”.

NJOFTIMI:

Ne kërkojmë heqjen e emërtimit “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, heqjen e emërtimit “Parku i Demokracisë 15 Korriku” dhe heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e të ashtuquajturve “dëshmorë të 15 korrikut”, të gjitha në Parkun e Liqenit. Vendimi sekret për të përjetësuar një ngjarje të brendëshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të.

Ngjarja dhe viktimat që Bashkia Tiranë ka vendosur të përjetësojë nuk kanë asnjë lidhje me popullin dhe kombin shqiptar, dhe aq më pak me qytetarët e Tiranës.

Ngjarja që Bashkia ka vendosur të përjetësojë:

nuk ka domethënie apo rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët shqiptarë;

nuk ka vlerë përkujtimore apo simbolike për brezat e ardhshëm;

nuk ka rëndësi historike apo kulturore botërore dhe nuk ka domethënie për vlerat e lirisë, demokracisë dhe përparimit njerëzor botëror.

nuk ka mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror mes qytetarëve të Tiranës.

Ne dyshojmë se veprimet e Bashkisë Tiranë janë shërbim personal ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, motivuar nga interesa të ngushta vetjake të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj. Si të tilla, ato janë shkelje e sovranitetit të vendit dhe dhunim i krenarisë sonë kombëtare. Nënshtrimi i qeveritarëve tanë ndaj një autokrati të njohur për persekutimin e kundërshtarëve politike, për burgosjen e gazetarëve dhe shtypjen e të drejtave të njeriut është, gjithashtu, shkelje e vlerave demokratike perëndimore, të cilat aspiron shoqëria shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME