Categories Lajme

Agron Shehaj: Partia Demokratike ka nevojë për një lider të ri!

Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, është shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një lider të ri, më një vizion dhe projekt të ri.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shehaj tregon se nuk është bërë pjesë e Partisë Demokratike për të përfituar, por sot synon që ta kthejë partinë tek anëtarët që sipas tij janë braktisur nga elita aktuale e kësaj force politike.

“Nëse 4 vitet e ardhshme demokratët do të drejtohen njësoj siç u drejtuan katër vitet e shkuara ne do të shkojmë drejt një humbje tjetër. PD ka nevojë për lider të ri, me vizion të ri dhe projekt të ri. Unë nuk jam futur në Partinë Demokratike për të përfituar dhe nuk kam përfituar asgjë.

Sot jam i përkushtuar që me besimin e demokratëve të punoj për ta kthyer PD-në në #partia që fiton. Do të lidh fatin e kryetarit me fatin e fitores së zgjedhjeve: kryetari që humbet zgjedhjet, humbet karrigen.

Do ta kthej partinë tek anëtarët, të cilët janë braktisur nga elita e tanishme e partisë, anëtarët do të zgjedhin me votë kandidatët për deputetë dhe do të votojnë për çështjet e rëndësishme të partisë. Ftoj demokratët që të votojnë për ndryshimin më 13 qershor”, shkruan Shehaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME