Categories Politike

Agron Shehaj publikon skandalin: Si do t’i falë Rama miliona euro kompanisë “Kastrati”

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka bërë një denoncim këtë të premte në lidhje me një tender të dyshimtë që ka zhvilluar qeveria shqiptare, tender të cilin demokrati e cilëson si më të shtrenjtin në historinë e shtetit shqiptar.

Fjala është për blerjen e sasive të karburantit që përdoret nga automjetetet e qeverisë me një vlerë prej 21.5 mln eurosh. Shehaj shkruan se tenderi i cili do zgjasë 3 vite është fituar nga një prej kompanive mike të kryeministrit. Por jo vetëm kaq. Gara sipas Shehajt është kryer midis dy kompanive, Kastrati Sha dhe AT&T, ku e dyta është paraqitur në garë thjesht për një mbulim, pasi dukshëm tenderi ka qenë i paracaktuar. Më tutje Shehaj shpjegon se ajo që e bën tenderin një aferë korruptive është fakti se qeveria do ta blejë karburantin më shtrenjt sesa mund ta blejë në tregun e lirë.

Për më tepër lexoni postimin e Shehajt:

Skandali korruptiv me megatenderin 21.5 milionë euro të karburanteve. Kastrati Sha fitoi një tender fiktiv që i jep i të drejtë ekskluzive të furnizojë qeverinë me karburant per 3 vitet e ardhshme. Qeveria Rama do blejë karburantin me shumicë me përreth 180 lek për litër, me pothuajse të njëjtin çmim që e blejnë konsumatorët të pompa e karburantit. Më 12 shtator, Ministria e Brendshme zhvilloi tenderin më të madh për blerje karburanti në historinë e shtetit shqiptar: 21.5 milionë euro për blerje kaburanti për tre vjet u tenderuan në tre lote.

Në të tre lotet morën pjesë dy kompani të njëjta, Kastrati Sha dhe AT&T. AT&T u regjistrua në garë si mbulesë dhe nuk paraqiti asnjë ofertë dhe asnjë dokument. Si rezultat, Kastrati Sha i fitoi të tre tenderat automatikisht si i vetmi ofertues, me metodën e zakonshme të vjedhjes së parave publike nën qeverisjen Rama.

Kështu Kastrati Sha siguroi monopolin e furnizimit me karburant të gjithë shtetit shqiptar për të tre vitet e ardhshëm. Çmimi me të cilën u akorduan tenderat është skandaloz: çmimi i importit me shumicë plus një marzh fitimi prej 15,9%-17,9%, marzh fitimi disa herë më i lartë se ai i tregut. Po të bësh llogaritë nisur nga çmimet e tanishme të importit, i bie që qeveria shqiptare po ble një litër naftë me 177,1 lekë për litër.

Aktualisht, kompanitë e karburanteve i furnizojnë konsumatorët e mëdhenj me çmim shumice prej 161-163 lekë për litër. Kjo do të thotë se shteti shqiptar po e ble karburantin me çmim rreth 15 lekë për litër, ose 10 për qind, me shtrenjtë se po ta blinte në tregun e lirë. Për blerjen me vlerë 21,5 milionë euro nga Kastrati Sha, qeveria do të paguajë mbi 2 milionë euro më shumë se sa po ta blinte karburantin direkt në treg, pa patur nevojë për tender dhe për garë. Klientelismi, korrupsioni dhe abuzimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë qëllimi kryesor i qeverisë Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME