Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës  “Ismail Qemali” në Shkodër.Shkolla “Ismail Qemali”, është një ndër më të vjetrat në qytet e ndërtuar në vitin 1971. Me ndërtimin shkolla do të hapë dyert për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët deri dje e kanë zhvilluar mësimin me dy turne.

“Janë një sërë shkollash në Shkodër ku po punohet për transformimi e tyre , konvikte, 5 shkolla ku puna ka nisur, ndërkohë që janë 4 shkolla ku përfshihet edhe “Ismail Qemali” që janë me financim të qeverisë këtë vit. Përtej mureve që rindërtojmë apo hapësirave që krijojmë shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur shkollë të suksesshme.

Kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në vendin e punës, kemi garantuar se hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike, i kemi rritur pagat, paga është 950 euro, jam shumë i vetëdijshëm që duhet më shumë, paga juaj në mesatare do të shkojë në 1250 euro. Është plotësisht e arritshme bazuar në të dhënat e rritjes ekonomike, do rikthehem këtu kur të hapen dyert e shkollës së re, 18 muaj, nuk është shumë afati i përfundimit. Ju keni duru që në 1913, do duroni edhe 18 muaj të tjerë për të pasur të prekshëm këtë projekt.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME