Categories Lajme

Shtëpitë do të shtrenjtohen/ BSH: Më pak prona, po shiten më shpejt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat dhanë më shumë kredi për blerje të pasurive të paluajtshme duke mbuluar 50 për qind të totalit, por po ashtu dhe normat e interesit pësuan rënie. Megjithatë në dokumentin vjetor të institucionit qendror financiar thuhet se blerjet e banesave kanë qenë kryesisht nga vendasit dhe u regjistrua një rënie e lehtë nga jo rezidentët.

Rreth 18% të banesave janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. “Vrojtimi tregon se Indeksi i çmimit të banesave në rang vendi u rrit me 23.6% në terma gjashtëmujorë, dhe me 44.5% ndaj një viti më parë. Rritja e vlerës  së indeksit për Tiranën ishte gjithashtu e forte”, thuhet në raport.

Trendi parashikohet të jetë i njëjtë edhe për sa i përket vitit 2025. Banka e Shqipërisë saktëson se ka vazhduar të bjerë numri i pronave të pa shitura. Madje koha e shitjes nga momenti i daljes së pasurisë në treg vijon të bjerë duke shkuar në mesataren 9 muaj nga 10 që ka qenë më parë ndërsa në Tiranë në 7.1 nga 9.7 që ishte në studimin e mëparshëm. Po ashtu, edhe çmimet e qirasë janë rritur. Agjentët madje shtojnë se situata do vijojë e tillë në një periudhë afatgjatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME