Categories Lajme

Agron Shehaj : Vendosa të kandidoj se u binda që udhëheqja e tanishme nuk e çon PD-në në fitore

Pas shpalljes së kandidaturës për kreun e Partisë Demokratike dy ditë më parë, Agron Shehaj ka zhvilluar pasditen e sotme një konferencë me gazetarët ku shpalosi platformën e tij për PD-në dhe asyet përse kandidon.

Shehaj u shpreh se vendosi të hyjë në garë pasi beson se lidershipi aktual i Partisë Demokratike nuk mund ta çojë partinë drejt fitores.

Gjithashtu ai theksoi se nëse arrin të fitojë garën do të sanksionojë në statut që kryetari të ketë vetëm një herë mundësin e kandidimit për kryeministër he nëse humbet të dorëhiqet.

“Vendosa të kandidoj për kryetar të PD sepse u binda që udhëheqja e tanishme nuk mund ta çojë dot PD-në në fitore. Kandidatura ime nuk është përpjekje për të marrë një post, por besoj se kam aftësinë e duhur për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është një politikan i korruptuar dhe për ta mundur atë duhet një person me cilësitë e ndryshme të tij.

Partia jonë ka nevojë për një reformë të thelllë, për të qenë më meritokratike dhe më e hapur. Duhet të sanksionohet në statutin e Partisë që kryetari të mund të kandidojë vetëm një herë, dhe nëse humbet zgjedhjet të japë dorëheqjen.

Propozoj zgjedhjen e kandidatëve për deputet me parimin një anëtarë një votë. Vetëm kështu mund të ndodh që ne të hapemi dhe të rikthejmë besimin e qytetarëve”, tha Shehaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME