Categories Lajme

Agron Tufa publikon dokumentet: Spartak Braho, xhelat i diktaturës, ka firmosur për dënimin e 16 vjeçarit Gjergj Hani

Vijojnë akuzat e rënda në drejtim të deputetit “të përjetshëm” të Kuvendit të Shqipërisë, Spartak Braho, për veprimtarinë e tij gjatë periudhës së komunizmit. Agron Tufa, ka denoncuar rastin e Gjergj Hanit, i dënuar  në moshën 16 vjeçare nga Spartak Braho, me akuzën se kishte bërë tradhëti ndaj atdheut, duke u munduar të largohet nga vendi.

Edhe pas këtyre denoncimeve të rënda, në drejtim të Brahos, ai vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një absurditet i papranueshëm në asnjë vend tjetër të botës.
Një shembull tipik, se si shoqëritë e emancipuara i trajtojnë kriminelët e të shkuarës, janë gjyqet në Gjermani,  ndaj  personave që kanë ndihmuar në shfarosjen e hebrenjve. Një rast tipik është dënimi i Oskar Gröning, i cili ishte thjesht llogaritar në kampin e Auschwitz. Edhe pse nuk vrau asnjë person me duart e tij. Gröning u dënua në moshën 83 vjeçare, sepse veprimet e tij kishin mundësuar aktivitetin e nazistëve dhe sipas gjykatës, ai ishte bashkëpunëtor në vdekjen e 300 mijë personave.

Në vendin tonë, një gjyqtar i diktaturës,  vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me cilëndo parti që e pranon në gjirin e saj.

POSTIMI I PLOTË I AGRON TUFËS: 

Epo kur të merr nëpër gojë një kriminel e xhelat i diktaturës më genocidialé në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcénon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vdékje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vdekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht minorenë, atëherë shkon idioma “Hapu dhé të futem!”

Sikur vetëm një sekondë ta imagjinoja veten “spartak”, në gjysmën e dytë të sekondës do ia kisha hequr rrufeshëm vetes në sheshin “Skënderbej”! Njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani. Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”. Gjithë sa thamë është mirë të shoqërohet me këngën e Dervish Shaqes “O moj Shqypni o mos thuej se mbarova!”. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME