Categories Lajme

Ahmetaj: Shpërblim për pensionistët në fund të vitit

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të përgatisë paketën për dhënien e shpërblimeve në fund të vitit për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Duke biseduar gjatë një mbledhje të komisionit me drejtues të Ministrisë së Financave, ai tha se ka marrë në dorë aktin normativ të ndryshimit të buxhetit dhe se është i bindur që aty janë alokuar edhe fondet për dhënien e bonuseve sipas një tradite 4-vjeçare.

Në fakt në aktin normativ të ndryshimit të buxhetit 2019 nuk parashikohet paketa e solidaritetit, e cila është përdorur çdo vit nga qeveria si instrument për të dhënë një shpërblim për shtresat në nevojë.

Vitin që shkoi qeveria dha 5 mijë Lekë të reja shpërblim për çdo pensionist dhe po ashtu edhe për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me trajtim financiar të veçantë, paketë e cila i kushtoi buxhetit 30 milionë Dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME