Nje vajze e re ka tregur sot historinë e jetës në emisionin “Me zemër të hapur”. Dy vjet më parë vajza u njoh rastësisht me djalin nga Kosova, pasi ky i fundit së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur bregdetin e Durrësit të pushonte me familjen e tij.
Të rinjtë u njohën në plazh dhe vendosën të fejoheshin pas dy muajsh. Sipas vajzës, familja e djalit ishte dakord që ajo të shkonte në Kosovë e të jetonte me ta. Vajza la të ëmën në Shqipëri dhe vendosi të niste jetën me djalin. Por pas një periudhe shumë të shkurtër bashkëjetesa filloi të nxirrte një sërë problemesh në raportin e të rinjve.
Ajo kërkoi të bashkohet me partnerin e saj por duke i kërkuar të vijë të jetojë me të dhe vajzën në Shqipëri.
“Ai më tha ‘hajde në shtëpi, kam bërë gabim, më fal’. U riktheva në shtëpi atëherë. Nuk më kanë mbaruar ndjenjat për të. Nëse ai ka ndryshuar unë rikthehem për vajzën dhe akoma e dua atë. Nga ai dua jo të rikthehemi atje po ai të vijë dhe të jetojë me mua dhe vajzën.

Ai më ka shkruar dhe më ka kërkuar foto të vajzës, unë s’ia kam çuar sepse ai nuk interesohet fare për të, nuk telefonon të pyesë dhe as nuk dërgon asgjë”, tregoi 26-vjeçarja.
Pas fjalëve të saj, partneri i gruas së re dërgoi një mesazh në redaksinë e emisionit ku nuk pranonte të kthehej me Majlindën por nëse donte mund ta çonte vajzën tek i ati.
