Categories Lajme

“Ai më shtyu, e qëllova me thikë në bark dhe qafë”, dëshmia e 17 vjeçarit shqiptar shokon policët grekë, plagosi bashkëmoshatarin për ta vjedhur

Dëshmia e një 17 vjeçari shqiptar që theri me thikë 18 vjeçarin Dimitris në Acropolis, gjatë një vjedhjeje, ka shkaktuar një shok total pasi i riu u duk cinik kur fliste me policinë pas arrestimit.

“I vodha portofolin. Por ai më shtyu dhe unë e qëllova dy herë, një herë në abdominal dhe njëherë në qafë nëse e mbaj mend saktësisht” tha 17 vjeçari që më pas u përpoq të humbte gjurmët duke hedhur rrobat e lyera nga gjaku në një lavatriçe për ti larë.

Sikurse deklaroi po vetë, 17 vjeçari kriminel përdori taktikën e kërkesës së cigareve si një pretekst për t’u afruar me 18 vjeçarin që t’i vidhte telefonin.

“Pamë ca njerëz dhe vendosëm të vidhnim telefonat. Me pretekstin se doja një cigare, u afrova dhe ua kërkova. Kur shkuam më afër, i mora një dhe nxorra thikën që kisha në krahun e majtë, ia vura në bark dhe i kërkova celularin. I mora portofolin po ai më shtyu dhe e godita dy herë, njëherë në bark dhe njëherë në qafë nëse e mbaj mend mirë” tha 17 vjeçari sipas dëshmisë botuar në ProtoThema, që tani përballet me akuzën për vrasje.

Sikurse thuhet në dëshmi, një mik i 18 vjeçarit u zu me agresorin dhe ndërkohë mori në telefon për ndihmë kur ishin në rrugën 39 Andrianou në Athinë dhe së bashku me qytetarë të tjerë ata kapën një nga dy hajdutët, që u çua menjëherë në polici.

Me referencë me origjinë shqiptare, në dosje thuhet: i akuzuari arriti të ikë por gjatë arratisjes ai e hodhi portofolin që më pas u mor nga një qytetar që po kalonte aty, më pas ai shkoi te policët që ishin prezent në ngjarje. Kur po pyetej, miqtë e 18 vjeçarit e identifikuan të akuzuarin si mik të atij që ishte me thikë”.

Gjatë kontrollit në banesë në një apartament në Agios Pandteleimon, ata gjetën djalin dhe nënën e tij që po pranonin gjithçka. “Nëna e tij ishte atje dhe ajo e nxorri të birin t’i përgjigjej pyetjeve të policisë që kur u pyet nga policët nëse ishte pjesëmarrës në këtë gjë, u përgjigj pozitivisht dhe më pas u dërgua në postën e policisë”.

Më pas ishte nëna që solli edhe rrobat e djalit dhe ua la oficerëve. Më pas, i akuzuari i orientoi policët në tregun romak në Acropolis dhe u tha se e kishte hedhur atje thikën që kishte përdorur por nuk mbante mend ekzaktësisht vendin se ku.

Ndërkohë 18 vjeçari ka shpëtuar dhe është në spital. Faktin që ka shpëtuar e konsideron një mrekulli. “Dua të them se jam shumë me fat që shkoi kështu se mund të shkonte me keq. Dua të besoj se gjithçka do të shkojë mirë” tha ai. Gjendja fillimisht ishte shumë e rëndë. Ai iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe më pas kaloi nën kujdesin e mjekëve.

“U përpoqa të ikja po nuk munda. Fatmirësisht miqtë e mi ishin aty në atë moment. Falenderoj doktorët dhe familjen që më shpëtuan jetën. Të gjithë janë në krahun tim” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME