Categories Lajme

“Ajo është e mbaruar!”, vjehrri flet rëndë për nusen/ Çobani s’u beson veshëve, i kthehet keqazi

Nazir Selimi, vjehrri i Arbianës iu bashkua rubrikës së “Shihemi në Gjyq” përmes një telefonate gjatë transmetimit. Deri më tani, Arbiana dhe Arjana, nënë e bijë që janë të pranishme në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan kanë thënë se familja Selimi ka marrë tre fëmijët e mitur përmes kërcënimeve.

Gjatë lidhjes telefonike, Naziri thotë se Arbiana i ka lënë fëmijët sepse nuk ka mundësi të kujdeset për ta. Ai i përshkallëzon deklaratat duke u shprehur se “është e mbaruar”, çka ndez një debat të nxehtë me ndërmjetësen Eni Çobani.

Nazir: Ajo s’mund ta  mbajë se është e mbaruar, kupton?

Eni Çobani: Kush është e mbaruar more?

Nazir: Ja ajo.

Eni Çobani: Po nuk të vjen rëndë ty që flet kështu në këtë formë?

Eni Çobani: Po kush je ti që flet për nusen e djalit është e mbaruar? Ç’është kjo gjuhë more? Gjyshërit të flasin në këtë formë!

Nazir: Arbiana e  ka shkruar vetë!

Eni Çobani: Ku e ka shkruar? Edhe vajza ta shkruajë vetë, ti je baba, ti je gjysh, ti s’mund të thuash ajo është e mbaruar, ti nuk mund ta thuash këtë fjalë! Ty duhet të të vijë rëndë që i thua një vajze 27 vjeç është e mbaruar! Është e mbaruar o zotëri se ta rrahësh, të mos i japësh bukë, të peshojë kjo 1.80 e gjatë, peshon 50 kile, patjetër që kjo është e mbaruar! Patjetër o zotëri! Prandaj po të them edhe njëherë, dorëzo vajzën e tretë! E ke me ligj që do ta mbajë Arbiana, për dy fëmijët e tjerë do të hapësh zgjidhje martese dhe kush ta vendosë gjykata, do të mbajë fëmijët. T’ju vijë rëndë që flisni dhe komunikoni publikisht në këtë formë, prandaj ndahen fëmijët se kanë prindër si ju!

Çobani e bën familjen përgjegjëse për gjendjen e traumatizuar të 27-vjeçares ndërsa u kujton se janë të dënuar penalisht sipas vendimit të gjyqtari Sokol Shehu. Ndërsa ajo vijon duke i përmendur Nazirit çfarë shkruhet në vendim, ai mbyll telefonin dhe Çobani bën një thirrje të fortë.

Eni Çobani: Kjo nuk është më Shqipëria që duam ne! Shqipëria që duam ne është të respektojë vendimin e Sokol Shehut, vendimet e gjykatave shqiptare që fëmijët të shkojnë te nëna, t’i lejojë gjyshja dhe gjyshi të rriten fëmijët e qetë. Çfarë është kjo ndërhyrje e gjyshërve deri në këtë formë? Si mundet? Lejoni fëmijët të prindërojnë. Nëse nuk arrijnë dot të prindërojnë, këto gjëra i ndan ligji dhe gjykata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME