Categories Lajme

Gati aeroporti i Vlorës! Pas stafit, Albcontrol po kërkon kompani për të kontrollin e trafikut ajror

Pas stafit, Albcontrol po kërkon një kompani për të kontrollin e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Shoqëria e menaxhimit të trafikut ajror ka hapur një tender me vlerë mbi 274 milionë lekë apo rreth 2.7 milionë euro për këtë qëllim.

Sipas dokumenteve të tenderit të Albcontrol, sistemi i kontrollit të Aeroportit të Vlorës që pritet të përfundojë këtë vit do të jetë i ngjashëm me atë “Nënë Tereza” në Rinas.  Ai do të përbëhet nga 7 njësi teknologjike për pozicionet e punës së kontrollorëve, nga të cilat 4 shërbejnë për operacionet gjatë rrugës, një për operacionet e Forcave Ajrore Shqiptare dhe 2 të tjera, si pozicione rezervë në rast të dështimeve.

Ndërkaq, kompania që do të fitojë tenderin do të duhet të ofrojë edhe trajnime për funksionimin e sistemit të ri dhe në sallën e kontrollit të Kullës së Aeroportit të Vlorës. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021, ndërkohë që sipas dokumenteve të tenderit pista parashikohet të ketë një gjatësi prej 3200 m dhe gjerësi 45 m.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME