Categories Lajme

“Ajo më qëlloi e para”/ Sherri mes vajzës së kryeplakut të Bërxullës dhe një djali përfundon nga lokali në komisariat

Një konflikt i nisur në një prej lokaleve të rrugës “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, pak ditë më parë, ka përfunduar në dyert e Komisariatit nr.1.

Burime nga policia bëjnë me dije se sherri ka nisur me fjalë mes një djali dhe një vajze në tavolinë dhe ka përfunduar me shpulla mes njëri-tjetrit.

Pas sherrit, vajza ka bërë kallëzim në polici dhe kjo e fundit ka nisur veprimet proceduriale. I riu është shoqëruar në komisariat dhe përmes dëshmisë së tij ka sqaruar ngjarjen.

Ai ka pretenduar se fillimisht ka nisur një sherr mes tyre dhe më pas vajza e ka qëlluar me shpullë, të cilën ia ka kthyer dhe ai. Pas përfundimit të marrjes në pyetje policia po e heton në gjendje të lirë, teksa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Ditën e sotme në Komisariatin nr. 1 në Tiranë është paraqitur babai i vajzës, Muharrem Koni, kryeplak i fshatit Bërxullë, i cili ka kërkuar arrestimin e djalit që sipas tij i ka dhunuar vajzën, teksa hedh akuza ndaj policisë për mosveprim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME