Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se janë përplasur dy mjete dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur. Burime bëjnë me dije se një nga personat e plagosur është në rrezik për jetën. Ende nuk jepen detaje rreth identitetit të të lënduarve dhe viktimës, ndërkohë që ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Categories
Lajme
Ak.sident në autostradën Tiranë-Durrës, një i v.dekur, katër të pl.agosur
