Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Shupenzës, duke lënë të plagosur dy persona.
Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë për një grua, e cila pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës.Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.