Categories Lajme

Tragjedia/ I mori jetën burrit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

Saranda u trondit ditën e djeshme nga krimi në familje, ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau me sëpatë në gjumë bashkëshortin Llazar Tahiraj.

E pyetur në polici 49-vjeçarja ka pranuar se ishte ajo autore e vrasjes.

Sipas burimeve 49-vjeçarja gjakftohtë por në dukje me probleme të shëndetit mendor ka thënë se edhe në një rast tjetër ka tentuar ta vrasë burrin e vet, ndërsa nuk ka rrëfyer asnjë shkak që e çoi në këtë veprim.Mësohet se ka qenë vajza e çiftit ajo që e ka gjetur të atin rreth orës 08:00 të pajetë dhe të rrethuar nga një pellg gjaku në shtatin e tij.

Pasi ka kërkuar për të nënën dhe e ka gjetur në derën e jashtme të shtëpisë, vajza ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

Sipas një komshiu të lagjes 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera.

“Unë u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur”, u shpreh ai.

Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku.

Prokurorja Esmeranda Basho pas hetimeve të saj vendosi së trupi i viktimës, 55-vjeçarit Llazar Tahiraj të dërgohej në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.

49-vjeçarja Elvira Tahiraj ditën e enjte do të dalë për masë në Gjykatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME