Categories Lajme

Aksident automobilistik në qytetin e Lushnjes, asnjë viktimë (Video)

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Gafurr Muco në vendin e quajtur fabrika e miellit. Në aksident janë përfshirë dy mjete një tip Audi dhe një tip Mercedes Benz.

Nga informacionet e marra në vendgjarje, mësohet se mjeti tip Audi ka tentuar të parakalojë dy automjete njëkohësisht duke mos vënë re mjetin tip Benz i cili po kthehej në rrugën lindore të qytetit duke u përplasur e më pas kanë përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i automjetit Mercedes Benz ndërsa drejtuesi i mjetit Audi me targa të huaja është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin. Policia e Lushnjes ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe drejtuesin e mjetit Benz për të identifikuar personin që shkaktoi aksidentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME