Një a ksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mabe, në rrugën Lezhë-Shkodër.
Mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kater persona janë plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në spital. Policia dhe disa ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak, Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë. Grupi h etimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
