Një akident i shumëfishtë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Radhimës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë pesë makina.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk bëhet ende me dije. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
