Categories Lajme

Aksident i rëndë në Paskuqan/ Makinat e policisë përplasin njëra-tjetrën, pastaj përplasin kalimtaren

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Paskuqan, ku e plagosur ka mbetu një grua. Sipas një dëshmitari okular fillimisht kanë qenë dy makina policie të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka goditur gruan që ka qenë kalimtare.

Në denoncimin e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania shihet se si gruaja qëndron e shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës, ndërkohë që të tjerët presin të vijë ambulanca në vendngjarje.

Por sipas denoncuesit ambulanca ka vonuar më shumë se 40 minuta dhe policët donin ta merrnin me makinë private për ta dërguar në spital.

“Përshëndetje JOQ, ka ndodhur një aksident në Paskuqan dhe ambulanca s’ka ardhur akoma, po vonohet më shumë se 40 minuta. Makina është e policisë, policët pa pikë edukate donin ta merrnin me makinë private. Çfarë shteti është ky? Gruan që është në tokë e ka goditur makina  e policisë. Shikoni videon shihet se makinat kanë bërë aksident me njëra-tjetrën. Kështu ajo gruaja ishte kalimtare dhe ata e kanë goditur atë”, ka qenë ky mesazhi i derguar në JOQ.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME