Categories Lajme

Aksident i rëndë në qytetin e Berat, 3 plagosur transportohen në spital, pasagjerja shtatzënë ndodhet në kirurgji

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Një automjet që drejtohej nga A.T., 32 vjeç, i cili ishte në gjendje të d ehur ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi kur është përplasur me një makinë pranë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”.

Ai ka ikur vendi i ngjarjes dhe pak metra më tutje është përplasur me tre automjete të tjera. Për pasojë janë plagosur rëndë dy persona. Ata janë dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka arrestuar shoferin e duhur ndërkohë që lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën përgjatë lumit Osum.

“Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja shtatzënë ndodhet në repartin e kirurgjisë. të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME