Shifra tronditëse. Pesë të vdekur dhe 60 të plagosur është bilanci i një aksident masiv në Pensilvani. Ngjarja ka ndodhur të dielën, ku një autobus u përplas me një argjinaturë, me pas vazhdoi aksidenti zinxhir duke përfshirë kamionë dhe automjetë të tjera. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të transmetuara nga rrjetet televizive amerikane, makinat mund të shihen njëra pas tjetrës dhe disa prej tyre të rrëzuara buzë rrugës me dëborë.
“Ka pesë të vdekur dhe në aksidentin automobilistik u përfshinë një autobus, tre kamionë dhe një veturë private. Kamionët ishin plot me pako” -tha policia lokale. Autostrada u mbyll për më shumë se dy orë. Ndërsa autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit.
