Categories Lajme

Aksident në aksin Shkodër–Koplik, plago.sen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Si rrjedhojë e aksident, janë plagosur 4 persona. Të plagosurit janë dërguar për kurim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur Sylë Palnikaj, Katrinë Palnikaj, Petrit Leka dhe Marije Leka. Mësohet se Marije Leka është në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Njofimi i policisë:           

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe, banues në L. Guerrile, Shkodër Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME