Aksident në autostraden Fier-Lushnje në kryqezimin e savres. Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e mjetit tip benz i cili në tentativë parakalimi është perplasur me mjetin tip Opel Meriva. Përplasja ka qenë e forte dhe Benzi është ndalur në barrierën në qendër të autostrades ndërsa Opeli ka përfunduar dhjetera metra më tutje. Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, ndërsa tre persona mbetën të plagosur.
Pas aksidentit u shkaktuan rradhë kilometrike në dy krahët e levizjes nga Lushnja drejt Fierit dhe anasjelltas. Policia në vendngjarje po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të disiplinuar trafikun ndërsa mësojmë se një prej të plagosurve do të niset drejt Tiranes për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i Policise:
Lushnjë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.