Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem.

Një mjet tip “Golf” është përplasur me një zetor bujqësor. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe mjeti bujqësor është shtyrë për dhjetëra metra nga golfi.

Nga aksident ka mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy persona që udhëtonin me të. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, tre të lënduarit kanë shkuar për marrjen e mjekimit në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po sipas bluve të qarkullimit në vendngjarje mjeti tip “Golf” ka qenë me shpejtësi të madhe kur është përplasur me zetorin.

Pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit teksa është gjë e rrallë ky lloj aksidenti pasi në përgjithësi mjetet bujqësore nuk frekuentojnë autostradën.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME