Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij gjatë një konflikti familjar.

Ngjarja është raportuar rreth orës 13:40, në një vilë brenda një kompleksi në zonën e Palasës. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Patrullës së Zonës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa për neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi.

Gjatë ndërhyrjes në banesë, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë. Kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e 40-vjeçarit në Tiranë, ku, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë zbuluar dhe sekuestruar dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

Sipas verifikimeve paraprake, shtetasi me inicialet E. K. dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. 40-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME