Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Pistoia të Italisë. Sipas medieve lokale, mësohet se, viktima është Simon Gjondrekaj, 85 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, ndërsa mësohet se Simon Gjondrekaj ishte duke u kthyer nga mesha. Ai përplaset nga një makinë tip “Dacia”, teka ishte duke kaluar në vijat e bardha të rrugës.
Gjondrekaj humb ndjenjat pas aksidentit dhe transportohet më pas me një autoambulancë drejt spitalit “San Jacopo”. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, zemra e të moshuarit ka pushuar së rrahuri rreth orës 21.00.
Drejtuesi i mjetit që përplasi shqiptarin, një 75-vjeçar italian, pas testit të alkoolit, ka rezultuar negativ. Raportohet se ai është shprehur se e pa viktimën vetëm në momentin e fundit dhe frenoi, por pa arritur të shmangë përplasjen. Simon Gjondrekaj jetonte në rrugën” Fiorentina” në Pistoia, me bashkëshorten dhe djalin.