Categories Lajme

Dyshohet se kontrabandonte sasi të madhe nafte, ndalohet në Durrës anija me flamurin e Tanzanisë

Një anije me flamur të Tanzanisë është vënë nën akuzë për kontrabandë nafte në Durrës.

Këtë fundjavë policia e Durrësit po heton dhe kryen veprime mbi një rast të kontrabandës së naftës në sasi të mëdha.

Sipas burimeve nga dogana e Durrësit, gjithçka ka nisur nga dyshimet mbi anijen “Aya Zanoubya” që  mbërriti më 7 janar në portin MBM të Porto Romanos me një ngarkesë të deklaruar çimentoje, por po hetohet për kontrabandë karburanti pasi ka dyshime.

Ndërkaq burime policore bëjnë me dije për Top Channel se operacioni policor ka çuar në disa ndalime dhe shpalljen në kërkim të disa personave të tjerë.

E nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes, anija dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën, për qëllime përfitimi financiar. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht mënyrën e organizimit të këtij aktiviteti të paligjshëm.

Ekuipazhi dhe pronari i anijes janë nën akuzë. “Aya Zanoubya” është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me gjatësi 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME