Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një pus në zonën e Longianos, në provincën e Çezenës, Itali.

Për ngjarjen është ndaluar një 29-vjeçar italian, i dyshuar si autor i vrasjes dhe i fshehjes së trupit. Sipas mediave italiane, gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar përgjegjësinë për krimin, duke deklaruar: “Isha unë”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se motivi i ngjarjes mund të ketë qenë një borxh prej rreth 500 eurosh, i lidhur me furnizimin me lëndë narkotike. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, konflikti mes dy personave dyshohet se ka përfunduar në mënyrë fatale.

Ndërkohë, krahas hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave, bashkëshortja e viktimës ka rrëfyer dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

Ajo tregon se Denaldo ishte larguar nga banesa më 8 tetor, duke i thënë se do të shkonte në një lokal dhe do të kthehej në mbrëmje. Por ai nuk u kthye më në shtëpi.

“Ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte shumë vajzën tonë vetëm një vjeçe. Ishte një punëtor i jashtëzakonshëm”, është shprehur bashkëshortja e tij.

Hetimet nga autoritetet italiane vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e krimit dhe rrethanat që çuan në vdekjen e 31-vjeçarit shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyfishohet taksa vjetore e makinave, 15 mijë lekë për automjetet elektrike

Pas lajmit të mirë për heqjen e taksës së qarkullimit, ka ardhur supriza e hidhur.…

LEXO ME SHUME