Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Një 35-vjeçar banues në Itali është arrestuar në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit tokësor me Greqinë.

Arrestimi i shtetasit me inicialet A. Z. u krye gjatë natës, në afërsi të fshatit Shkallë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 2”, të organizuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se destinacioni përfundimtar i emigrantëve ishte Italia, ndërsa secili prej tyre kishte paguar 2 800 euro për transportin.

Në vijim të veprimeve procedurale, 21 shtetasit e huaj janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet të transportimit të emigrantëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyfishohet taksa vjetore e makinave, 15 mijë lekë për automjetet elektrike

Pas lajmit të mirë për heqjen e taksës së qarkullimit, ka ardhur supriza e hidhur.…

LEXO ME SHUME