Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përfshirë në përplasje katër automjete.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer. Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
