Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Iliria ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-1 në Fushë-Krujë, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë së Parë. Fitorja i jep skuadrës vendase mundësinë të ngjitet në krye të klasifikimit, ndërsa vlonjatët ndërpresin serinë prej tri fitoresh radhazi.

Përballja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për Ilirinë. Adolf Selmani ishte autori i golit që i dha epërsinë ekipit të tij.

Emocionet më të forta u rezervuan për minutat e fundit të takimit. Iliria gjeti edhe golin e dytë, sërish me Adolf Selmanin, i cili realizoi dopietën personale. Flamurtari reagoi shpejt dhe arriti të shkurtojë diferencën me Korreshin, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Megjithatë, vlonjatët nuk arritën të shmangnin humbjen, me Ilirinë që festoi tri pikë të rëndësishme në shtëpi.

Pas javës së 8-të, Iliria ngjitet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Flamurtari mbetet me 12 pikë, pas një ndalese që i kushton në garën për kreun e renditjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME